ASC-ja nxjerr nga deti peshkarexhën e fundosur

Skuadra e “Albanian Stevedoring logoCompany” sh.p.k nuk është tejet e
specializuar vetëm në fushën e ngarkim-shkakrimit, në rast nevoje ata mund të operojnë edhe si shpëtues.

18 Marsi ishte më tepër një ditë dimri sesa pranvere.
Ujrat në basenin e Portit Durrës, ishin mjaft të turbullta dhe era ishte shumë e fortë. Ishin këto kushtet në të cilat trageti I pasagjerëve A/F Michela po ankorohej, kur era dhe dallgët e shtynë tragetin drejt peshkarexhës “Aquarium II”. Ajo u përplas fort dhe u fundos ngjitur me kalatën nr 7/8, një kalatë kjo e përpunimit të mallrave rifuxho. Nxjerrja nga fundi I detit përbënte një prioritet jo vetëm për pronarin e peshkarexhës, por më tepër për Autoritetin Portual Durrës, pasi kalata duhej të ishte efektive sa me shpejtë të qe e mundur. ASC-ja ishte menjëherë e gatshme për shpëtimin. E pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, me staf të specializuar dhe të motivuar, ASC-ja ishte menjëherë në aksion për një punë kaq delikate. Polumbarët lidhën fashot poshtë peshkarexhës përpara se të fillonte ngritja. Pas shumë orësh ankth, peshkarexha doli nga uji dhe u vendos në mënyrë të sigurtë në bazamentin që ndodhej në kalatë. “Kjo ishte një punë e mrekullueshme nga një skuadër kompetente Do të doja të përgëzoja dhe falenderoja secilin nga stafi jone. Të gjithë jemi shumë krenar nga cfarë kemi arritur”, – tha administratori I ASC, I cili ishte I pranishëm në cdo second të këtij operacioni.