Perfundimi i vitit 2012

MV Marina


Për Albanian Stevedoring Companylogo sh.p.k, viti 2012 ishte nje sukses: “Jemi të lumtur me progresin që kemi arritur” – thotë administratori i ASC.Për herë të parë kompania arriti përpunimin e më shumë se 1.000.000 tonëve.
E themeluar në vitin 2009, ASC shumë shpejt u shndërrua në një aktor të rëndësishëm në portin e Durrësit. Ndërkohë 90 përqind e të gjitha mallrave gjenerale të shkarkuara në portin e Durrësit, përpunohen nga ASC.
Duke disponuar të gjitha mjetet e nevojshme, që nga pirunjtë e rëndë dhe sprederat deri tek Terbergët, gjithashtu edhe bobkatë të vegjël e të mëdhenj, ASC është një kompani stivadore e gjithanëshme në gjëndje të përpunojë të gjitha mallrat e thata nga gjeneralet tek rifuxhot, rifuxho të ngurta dhe kontenierë. Në vitin 2012, ASC pati një rritje të konsiderueshme, sidomos në biznesin e kontenierëve. Ndërkohë kompania ka krijuar emrin e saj si një partner i besueshëm për të gjitha linjat e kontenierëve.
Pikat kryesore të vitit ishin shkarkimi, trajtimi dhe magazinimi I përkohshëm i një impianti komplet shpimi për një kompani kërkimi Gjermane si dhe shkarkimi I një transformatori energjie me peshë 145 ton – një rekord ky jo vetëm për ASC, por gjithashtu edhe për Portin e Durrësit.